Të gjithë fëmijët presin të marrin dhuratat për Krishtlindje e Vitin e Ri, por jo të gjithë prindërit e kanë mundësinë t’ua ofrojnë.
Për këtë ka ndihmuar një 80-vjeçar në Florida të SHBA-së, i cili ka 50 vjet që bën Babadimrin e vërtetë, duke prodhuar lodra druri për fëmijë të cilat i shpërndanë falas.
Jim Annis, veteran i ushtrisë amerikane, krijon lodra nga druri, transmeton Koha.net.
“Kur shoqata Salvation Army shpërndan ushqime dhe rroba për njerëzit e varfër në këtë zonë, unë shpërndaj lodrat”, thotë Annis.
Çdo vit ai prodhon rreth 300 lodra druri, të cilat i krijon vetë me materiale të mbledhura e të blera. Materialet i kushtojnë rreth 1000 dollarë në vit, por puna që bën me to nuk ka të paguar, sidomos pasi bëhet fjalë për të bërë fëmijët e lumtur.
Këtë thotë se e bën duke kujtuar fëmijërinë e tij, që thotë se “zgjohej nga gjumi pa asnjë dhuratë”.
Annis krijon lodra nga druri në formë të kukullave, traktorëve të ndryshëm, veturave e kafshëve.
{gallery}