Një 75-vjeçar ka vdekur i qetë në shtëpinë e tij në Oregon kur ish-gruaja e tij e gënjeu duke i thënë se Presidenti Donald Trump ka dhënë dorëheqje.
Michael Garland Elliot vdiq më 6 prill i rrethuar nga kujdestarët, fqinjët dhe shokët.
Teresa Elliot, 68-vjeçare, e përshkroi ish-burrin e saj si “shokun më të mirë” dhe ishte e fundit që kishte folur me të, përmes telefonit.
“E dija se ishte në momentet e tij të fundit”, ka thënë ajo për New York Daily News. “E dija se me atë [gënjeshtër] do ta ngushëlloja”, transmeton Koha.net.
Ellioti jetonte në periferi të Portlandit dhe vdiq shkaku i disa probleme të zemrës. Gjendja e tij shëndetësore ishte e përkeqësuar gjatë vjetëve të fundit.
E pyetur nëse është penduar që i ka treguar një lajm të rrejshëm “maniakut” të lajmeve, ajo ka thënë: “Nëse do të ishte u lumtur me një lajm përse mos ta bëja? Ndoshta në fund nuk është gënjeshtër”.
-
Lufta ndaj Iranit – vjen dorëheqja e parë në administratën Trump
-
Këshilltari i lartë i Trumpit raportohet se do të largohet nga posti
-
Trumpi tërhiqet nga skena, dëgjohen krisma në tubim
-
Vdiq burri që ia vuri vetes flakën jashtë gjykatës ku mbahej seanca ndaj Trumpit
-
Vdiq motra e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump