Një gjyshe që ndihmoi policinë në kapjen e mashtruesit është lavdëruar për veprimet e saj heroike.
Jean Ebbert, 73-vjeçare, kishte pranuar një thirrje telefonike nga një person që pohonte se ishte nipi i saj. Ai kishte thënë se ishte i burgosur dhe se për lirimin e tij duheshin 8 mijë dollarë.
Mirëpo Ebbert, e cila e dinte se nuk kishte nipa të rritur, mendoi se dhëndri po bënte shaka me të. Por kur thirrjet nuk ndaleshin dhe më vonë i telefonoi edhe një person që shtirej si avokat i nipit, gjyshja vendosi ta njoftonte policinë.
Zyrtarët policorë ndodheshin në shtëpinë e saj kur mashtruesi trokiti në derën e saj. Arrestimi i tij është incizuar në kamerën e sigurisë që ajo kishte vendosur në derën e shtëpisë.
Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili është akuzuar për mashtrim. Gjyshja u ka bërë thirrje të tjerëve që të kenë kujdes dhe të mbrojnë identitetin nga mashtrimet online.
“Mos i nënvlerësoni këta njerëz se çfarë mund të bëjnë kur tentojnë të mashtrojnë. E shoh se sa persona bien pre e këtyre mashtrimeve”, ka thënë ajo.
-
Arrestohet një grua që u paraqit si prokurore dhe i mori para dikujt
-
Tentoi të përfitojë nga familjarët duke thënë se u rrëmbye, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
-
Të moshuarit, të privuar nga shërbimet online
-
Spanja arreston mbi 100 persona për mashtrim përmes WhatsAppit
-
Mbajti të fshehur nipin për rreth 1 javë, arrestohet gjyshja në Durrës