Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

70,000 njerëz në festivalin “Burning Man 2017”

Sot është dita e nëntë që kur ka nisur festivali i njohur “Burning Man” i cili po mbahet në shkretëtirën e Nevadës, SHBA.

Në festivalin e artit dhe të muzikës, nën goditjet e shpeshta të stuhisë së rërës dhe ndezjes së zjarreve, mijëra njerëz mblidhen për të parë momentin e djegies së “The Man” (“Njeriut”), rituali simbolik i djegies së një figure të madhe prej druri, transmeton Koha.net.

Rreth 70,000 njerëz kanë ngritur një kamp në Black Rock City, ku secili prej tyre jep kontributin e vetë që të mbajë përkohësisht këtë qytet.

Festivali i sivjetmë i artit dhe muzikës, “Burning Man 2017”, do të zgjasë deri më 4 shtator, nesër. Po ashtu, në këtë festival ka marrë pjesë edhe modelja e njohur me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, e cila ka shpërndarë disa fotografi në profilin e saj në Instagram.

Për më tepër shikoni fotografitë më poshtë.

{gallery}