Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Qytetet “më të mençura” në Evropë

Paris

Se çka ka i bënë qytetet "të mençura" janë disa faktorë të cilët i ka renditur ProptechOS

Kompania e teknologjisë “ProptechOS” ka publikuar “Indeksin e ri të Qyteteve të Mençura” për vitin 2024, i krijuar pas hulumtimeve dhe analizave të disa faktorëve. Parisi është në krye të listës, shkruan DailyMail.

Teknologjia inovative e gjelbër, transporti publik efikas, mundësi të mëdha punësimi, qasja në Wi-Fi, numri i aeroporteve, i pemëve dhe vendeve të punës në teknologji – janë disa prej analizave që i kanë paraprirë listës.

Kryeqyteti francez, Parisi, mori 91.8 nga 100 pikë të mundshme në infrastrukturë dhe 89.1 në tregun e teknologjisë së punës, ndërsa pati vetëm 51.4 në infrastrukturën e gjelbër - me rezultat të përgjithshëm prej 76.4.

Parisi kaloi Londrën - fituesja e vitit 2023. Londra, e cila ra në vendin e dytë me rezultat të përgjithshëm prej 73.1 pikë, pati rezultat më të mirë në infrastrukturën e gjelbër me 63 pikë. Vendi i tretë shkoi për Amsterdamin me total prej 72.8 pikëve, por me 75.4 në infrastrukturën e gjelbër, më i larti në listë. Berlini ishte i katërti me 69, dhe Madridi i pesti me rezultat total prej 68.5.

Lista e 10 qyteteve më të zgjuara në Evropë përbëhet nga:

Edhe Top 10 qytetet më tërheqëse në botë këtë vit Kuriozitet Top 10 qytetet më tërheqëse në botë këtë vit

1. Parisi

2. Londra

3. Amsterdami

4. Berlini

5. Madridi

Edhe Qytetet më tërheqëse për vitin 2023 Kuriozitet Qytetet më tërheqëse për vitin 2023

6. Lisbona

7. Stokholmi

8. Luksemburgu

9. Dublini

Edhe Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson Botë Renditen shërbimet sekrete në Evropë, Britania kryeson

10. Kopenhagen

LEXO EDHE: