Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Çka duhet të bëni nëse i shihni bletët të mbledhura pranë shtëpisë

Nëse bletët i shihni të organizuara si në fotografi, mos u shqetësoni, pasi nuk po ndodh diçka e jashtëzakonshme.

Kjo ndodh kur bletët janë bashkuar për të mbrojtur “lideren” e tyre, e njohur si mbretëresha ose ëma që lëshon vezët dhe i drejton bletët. Ato gjithmonë shkojnë pas ëmës dhe bëhen tok kur iu duhet ta mbrojnë nga rreziqet, shkruan "Agriculture".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pra, nëse i shihni të grumbulluara në cep të derës, në shtëpi, në lisa, në vetura apo në objekte të tjera, mos i shqetësoni, pasi po e kryejnë punën e tyre.

Bletët në të tilla raste e formojnë “çerdhen e përkohshme” dhe largohen sapo të marrin energji. Ekspertët thonë se sipas mundësisë, vendosni një pjatë me sheqer dhe pak ujë, që ato të ushqehen dhe të largohen.

Mos keni frikë, nuk do t’iu sulmojnë nëse s’i bezdisni.