Kuriozitet

Kafsha më e rrezikshme në botë që sulmon edhe kur s’është e uritur

Descriptive Text

Arinjtë polarë konsiderohen më të rrezikshmit në botë. Këta grabitqarë konsiderohen speciet më të mëdha në tokë dhe rreziku i tyre është shumë i madh, sidomos në periudhën kur janë të uritur.

Nëse do të sulmoheshit nga një ari polar, njohësit e natyrës thonë se shanset për të mbijetuar do të ishin të vogla.

Gjatësia e tyre mund të shkojë deri në 10 metra dhe e mund të peshojnë deri në 700 kilogramë, shkruan "A-z-animals".

Kthetrat e tyre janë gati katër centimetra të gjatë, të mprehtë dhe forca e tyre është e jashtëzakonshme. Arinjtë polarë sulmojnë njerëzit për të njëjtën arsye që e bëjnë edhe arinjtë e tjerë.

Ata ndihen të kërcënuar ose duan t'i mbrojnë këlyshët e tyre. I vetmi dallim është që arinjtë polarë sulmojnë edhe kur nuk janë të uritur, pasi gjetja e ushqimit jo gjithmonë është e lehtë.

Disa njerëz që zgjedhin të jetojnë në Rrethin e Arktikut vendosen në kafaze çeliku që të mbrohen nga sulmet e mundshme.

Ekspertët rekomandojnë që nëse zgjidhni të shëtisni në hapësira ku jetojnë arinjtë polarë, do t'ju duhet një pushkë ose armë mbrojtëse.