Kuriozitet

Pas shtatë vjetësh lind një elefant në parkun “Disney World”

Descriptive Text

Për herë të parë pas shtatë vjetësh në parkun e lojërave të Disneyt në Florida ka lindur një elefant femër, raporton CNN.

Emri i saj është Corra dhe këtë e ka bërë të ditur departamenti “Animal Kingddom” i parkut.

Gjitari ka lindur me 13 dhjetor pas një shtatzënësie 22-muajshe, sipas një videoje që parku i Disneyt ka ndarë në rrjetin social TikTok, ka shkruar revista People.

Nënën e Corras, Nadiran, gjatë lindjes e ndihmoi motra e saj Luna.

Cora së shpejti do t’i njohë familjarët e saj të ri, gjyshen Donna dhe tezen tjetër Stella.

Sipas agjentit të Disneyt, Scott Terrell është e zakonshme që elefantët femra të ndihmojnë rritjen e anëtarit të ri të familjes deri sa të shohin se po pavarësohen, zakonisht deri sa t’i mbushin 8 vjet jetë.

VIDEO:

“Kjo do të thotë se lidhja familjare forcohet dhe rritet deri sa i vogli rritet”, ka thënë Terrell.

Ai ka thënë se bebja solli shumë gëzim në familjen e saj të Disneyt dhe po i kushtojnë shumë vëmendje për shkak se i përket species së elefantëve afrikanë që janë në rrezik për zhdukje.

Terrell gjithashtu ka treguar se të gjitha kafshëve në Disney i kushtohet kujdes i veçantë pas lindjes duke i ofruar nënës mbështetje të madhe nga i gjithë stafi.

Image