Lëmsh

Në Kinë pretendohet se është gjetur tualeti më i vjetër në botë

 

Arkeologët në Kinë kanë gjetur mbetjet e asaj që duket të jetë tualeti më i vjetër në botë.

Pjesë të thyera të tualetit .,400-vjeçar, si dhe një tub, u zbuluan verën e kaluar nga një ekip kërkues mes rrënojave të një pallati të lashtë në zonën arkeologjike Yueyang, shkruan CNN.