Kuriozitet

Gruaja që shkoi në barnatore dhe fitoi një milion dollar

Descriptive Text

Një grua nga Virginia, e cila kishte shkuar në farmaci për të marrë një recetë, u ndal në dyqan dhe bleu një biletë lotarie, me të cilën fitoi një milion dollar.

Marie Edwards u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virginias se ajo shkoi në farmaci në Stafford County për të marrë një recetë dhe pastaj në një dyqan ajo vendosi të blinte një biletë gërvishtëse, e cila ia siguroi një çmim prej 1 milion dollarësh.

Edwards tha se ishte e befasur kur gërvishti biletën dhe pa se kishte fituar 1 milion dollar.

“Ndjenë fantastike dhe e pabesueshme”, u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.

Edwards nuk zbuloi nëse ajo kishte ndonjë plan të menjëhershëm.

“Është diçka që gjithmonë shpreson se do të ndodhë, por nuk mendon se do të ndodhë”, tha ajo.