Qeni i presidentit të Moldavisë ia ka kafshuar dorën presidentit të Austrisë, Alexander Va nder Bellen.
Presidentja Maia Sandu po ecte me mysafirin e saj në oborrin e Presidencës, kur ai u përpoq ta ledhatonte qenin, por u përball me sulm.
Qeni i quajtur Codrut është frikësuar nga numri i madh i njerëzve përreth, ka thënë presidentja Sandu.
Van der Bellen u pa më vonë me dorën e lidhur.
Moldavia, që ndan kufirin me Ukrainën dhe Rumaninë, ka mbajtur takime me Austrinë dhe Slloveninë në përpjekje për anëtarësimin në BE.