Kuriozitet

Shpëtohen dy delfinë në ujërat e Massachusetts

Ekipet e shpëtimit në det kanë shpëtuar dy delfinë në ujërat e Massachusetts pasi ishin bllokuar në cektësi, ka njoftuar Upi.

Fondi Ndërkombëta për Mirëqenien e Kafshëve tha se ekipet morën raportin rreth orës 09:00 të mëngjesit se delfinët ishin parë duke notuar pranë grykëderdhjes së lumit Wellfllet, e kur mbërritën aty, i panë delfinët e bllokuar në ujin e pakët.

Ata u kapën dhe pas disa tentativave u dërguan me sukses në ujët më të thella ku ka batica të mëdha.

Ky u konsiderua sukses i madh i ekipit të shpëtimit amerikan, pasi delfinët shpeshherë rrezikohen nga ndodhi të tilla.

VIDEO: