Kuriozitet

Shpëtohen dy delfinë të bllokuar në ujëra të cekëta

Shpëtimtarët detarë në Massachusetts kanë shpëtuar dy delfinë të cilët i gjetën të bllokuar në ujërat e cekëta në grykëderdhjen e lumit Herring.

Fondi Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve tha se ekipet i tij morën raportet rreth orës 9 të mëngjesit të së enjtes se delfinët ishin parë duke notuar pranë grykëderdhjes së lumit në Wellfleet.

Ekipet mbërritën dhe gjetën dy delfinë të bllokuar në pjesën e cekët të lumit.

Shpëtuesit u përpoqën t'i çonin delfinët në ujërat më të thella ku hynë baticat e larta, por përpjekjet e tyre ishin të pasuksesshme dhe në fund vendosën të përdorin një mjet shpëtimi delfinësh për të tërhequr gjitarët detarë nga uji.

Delfinët u transportuan në Herring Cove Beach në Provincetown dhe u kthyen në ujë.

IFAW tha se do të vazhdojë të monitorojë delfinët për ditët e ardhshme duke përdorur etiketat e përkohshme të gjurmimit satelitor.