Kuriozitet

Familja norvegjeze gjen relike nga epoka e vikingëve

Një familje nga Norvegjia në kërkim të një vathi që i kishte humbur në një kopsht gjeti aksidentalisht relike nga epoka e vikingëve, të cilat janë më shumë se 1000 vjet të vjetra.

Bëhet fjalë për familjen Aasvik, e cila kërkonte ar me një detektor metali dhe gjeti diçka tjetër, ndoshta nga një prej varrimeve të epokës së vikingëve.

Ekspertët besojnë se artefaktet u përdorën për të varrosur një grua në shekullin e 9-të në ishullin e vogël Jomfruland dhe u gjetën nën një pemë të madhe në mes të kopshtit.

Ekspertët e dinë faktin se vikingët banonin në ishull.