Një kopshtar në Guernsey ka thyer rekord duke prezantuar një qepë nga kopshti i tij me peshë prej 20 kilogramë.
Organizatorët e shfaqjes së luleve në Angli, thanë se ky mund të jetë rekord i ri.
Organizatorët thanë se qepa prej 19,77 kilogramësh e Gareth Griffin tejkalon rekordin e mëparshëm botëror, një qepë 18,68 kilogramësh e sjellë në shfaqjen e luleve të vjeshtës Harrogate nga Tony Glover në vitin 2014.
Qepa është e ekspozuar në pavijonin ushqimor të shfaqjes, së bashku me perime të tjera gjigante që përfshijnë një lakër, kastravec dhe karotë.
Organizatorët e shfaqjes thanë se statusi i qepës si më e madhja në botë tani duhet të rishikohet nga Rekordet Botërore Guinness.