Kuriozitet

Një ekzoplanet, tetë herë më i madh se Toka, mund të jetë i banueshëm

Dioksidi i karbonit dhe metani janë zbuluar në atmosferën e ekzoplanetit K2-18 b - një botë potencialisht e banueshme më shumë se tetë herë më e madhe se Toka.

Ky zbulim novator do të thotë se K2-18 b mund t'i përkasë një klase unike ekzoplanetësh të njohur si planetët “Hycean”, të cilët zotërojnë atmosfera të pasura me hidrogjen dhe sipërfaqe të mbuluara me ujë, duke i bërë ata kandidatë potencialë për jetë.

Vështrimet e para nga teleskopi James Webb i NASA-s u bënë të mundura nga vëzhgimet nga teleskopi Hapësinor Hubble i NASA-s.

K2-18 b rrotullohet rreth një ylli të ftohtë të quajtur K2-18 rreth 120 vite dritë nga Toka dhe është brenda zonës së banueshme.

Këta ekzoplanetë, midis madhësisë së Tokës dhe Neptunit, nuk gjenden në sistemin tonë diellor, gjë që i bën karakteristikat e tyre objekt debati aktiv midis shkencëtarëve.

Ideja se K2-18 b mund të jetë një ekzoplanet Hycean është veçanërisht magjepsëse për shkencëtarët dhe disa ekspertë besojnë se planetë të tillë mund të ofrojnë kushte të favorshme për zhvillimin e jetës.

Bollëku i metanit dhe dioksidit të karbonit, së bashku me mungesën e amoniakut, tregon që K2-18 b ka një atmosferë të pasur me hidrogjen mbi një oqean të mundshëm ujor.