Kuriozitet

Alpinisti në Zelandë të Re i shpëton rrëzimit nga lartësia 600 metra

Një alpinist në Zelandë të Re i ka shpëtuar “mrekullisht” me lëndime të vogla trupore rrëzimit nga një lartësi 600 metra. Ai u rrëzua poshtë një mali, raporton “BBC”.

Policia ka njoftuar se burri ra nga Mount Taranaki dhe shpëtoi falë motit pranveror atje, që në nënkuptoi se akulli ishte zbutuar dhe ai ra në borë.

Policia ka thënë se “alpinisti ishte shumë me fat” që është ende gjallë.

Distanca nga e cila ra është sa ajo e Kullës “Makkah Clock Royal” në Arabi Saudite, që është një nga ndërtesat më të larta në botë.

Alpinisti ishte pjesë e një grupi që pushtoi Mount Taranakin. Ai ra nga maja e këtij mali të shtunën.