Një burrë nga Kentucky që i fitoi 500.000 dollarë në lotari nëpërmjet një tikete me gërvishtje, ua shpërndau nga 100 dollarë punonjësve të dyqanit ku e kishte blerë tiketën.
Upi shkroi se Daniel Reffit kishte vendosur të luante, por deri në momentin e fundit s’kishte ditur se cilin për lloj të lotarisë të shtypte tiketën.
Ai rrëfeu ngjarjen se si kuptoi fitoren.
“I pashë disa djem ulur dhe ua dhashë nga 100 dollarë secilit dhe iu thashë ‘gëzuar Krishtlindjen’”, është shprehur ai.
Pjesën tjetër të parave ai ka thënë se do t’i shpenzojë në shlyerjen e borxheve.