Kuriozitet

94-vjeçari ndërton pishinë për fëmijët e lagjes që të mos ndihet i vetmuar

Kur zonja Evy Davison u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, Keith Davison burri i saj tashmë 94-vjeçar, nuk mund t’i bënte ballë vetmisë.

“Nuk mund ta imagjinoni si është jeta kur je i vetëm”, ka thënë ai.

Davison i cili tani është në pension, ka vendosur të bëjë diçka interesante për të luftuar vetminë.

Në shtëpinë e tij në Minnesota, në oborrin e tij ai ka ndërtuar një pishinë. Por këtë pishinë, ai e ka ndërtuar për të gjithë fëmijët e lagjes, me kërkesën që shtëpia e tij kurrë të mos jetë e qetë.

Pavarësisht se Davison ka tre fëmijë, të cilët siç thotë ai, nga ngarkesa në punë rrallë herë vijnë, ai nuk ka as nipër as mbesa.

Për këtë, fëmijët e lagjes ai i konsideron të tillë dhe i do. Që nga ndërtimi i kësaj pishine, Davison thotë se ndihet shumë më mirë.

{gallery}