Një qen i Policisë italiane me emrin “Elio” ka penguar tentativën për kontrabandim të parave duke nuhatur mbi 1 milion euro të futura në dy valixhe.
Policia ishte në patrullë në një stacion autobusi afër Firencës.
Autoritetet kanë thënë se pronari i valixheve ishte një kinez që banonte në Itali, dhe hetimet kanë nisur për rastin.
Në një video të publikuar nga policia, shihet se si qeni futet në bagazhin e autobusit për të nuhatur nëse ka diçka të jashtëligjshme. Sapo nuhat dy valixhet ai sinjalizon se brenda tyre ka diçka të dyshimtë.