Kuriozitet

Ketri kreativ inskenon ngordhjen e tij, videoja merr miliona pëlqime

Një video e një ketri është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo për shkak të skenave që bën ai.

Mbi 11 milionë shikime ka arritur kjo video në Facebook, ndërsa edhe në rrjetet tjera nuk ka mbetur prapa.

Talenti i ketrit e ka bërë vetë atë të famshëm.

Ketri shihet derisa rrokulliset nëpër tokë duke u bërë kinse ka ngordhur, më pas e vë një bisht fshese mbi trup, sikur e krijon një skenë krimi.

Videoja ka nxitur edhe mijëra komente.