Një transmetim i drejtpërdrejt ka kapur momentin kur një mace i ka kërcyer në kraharor një imami i cili po kryente një lutje nate të Ramazanit në Algjeri.
Imami Walid Mehsas po lutej në namazin e teravisë, një lutje e natës që ndodhë çdo natë gjatë muajit të Ramazanit, kur macja u ngjit në krahun e tij.
Megjithëse macja ngjitet në trupin e tij, imami qëndron pa lëvizur dhe nuk ndërpret recitimin e vargjeve.
Videoja është bërë virale menjëherë dhe është shpërndarë nga mijëra njerëz.