Kafeja dhe çaji janë dy pijet më të konsumuara në botë. Në shumë shtete, çaji apo kafeja konsumohen në përditshmëri nga shumë njerëz. Të dyja pijet kanë histori të pasur e luajnë rol të rëndësishëm në shumë kultura.
Kafeja besohet se ka origjinë nga Etiopia dhe është shpërndarë shpejt në gjithë botën për t’u bërë ndër më të popullarizuarat. Industria e kafesë është e rëndësishme në ekonominë botërore.
Çaji, në anën tjetër, ka origjinën në Kinë dhe është konsumuar për mijëra vjet. Njihet për veçantinë relaksuese. Njerëzit e pinë gjatë gjithë ditës. Ka disa lloje që çajeve me përfitime të shumta shëndetësore.
Një hartë botërore, e përpiluar nga të dhënat e Organizatës së Ushqimit në kuadër të Kombeve të Bashkuara tregon se kafeja është më e përdorur në shtetet perëndimore, në veçanti në Evropë. Çaji është më i famshëm në Azi e Amerikën Jugore. Për shumicën e shteteve afrikane, konsumimi i të dyja pijeve është relativisht i ulët.
“Landgeist”, faqe e specializuar për statistika, ka përpiluar hartën, në bazë të të dhënave publike.
Në hartë mungojnë të dhënat për Kosovën.