Që nga fillimi i epokës së hapësirës, përgjigja ka qenë: Varet. Për dekada, misionet hënore kanë funksionuar në kohën e vendit që i nisi ato. Por me disa eksplorime hënore, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) e ka konsideruar sistemin aktual të paqëndrueshëm.
Zgjidhja, tha agjencia javën e kaluar, është një zonë kohore hënore, shkroi NYT.
“ESA nuk po merr drejtimin në këtë diskutim, ne thjesht po vendosim gishtin mbi një problem që duhet ta trajtojmë”, tha Brice Dellandrea, inxhinier në ESA.
Objektivi kryesor i krijimit të një sistemi universal të matjes së kohës për Hënën, tha ESA, është të thjeshtojë kontaktet midis vendeve dhe subjekteve të ndryshme, publike dhe private, që po koordinojnë udhëtimet drejt dhe rreth hënës.
ESA tha se nevojitet një sistem universal i matjes së kohës për Hënën, por se shumë detaje mbeten për t'u përpunuar. Një nga pyetjet që ende nuk është zgjidhur, tha agjencia, ishte nëse koha hënore duhet të vendoset në Hënë apo të sinkronizohet me Tokën.
Koha në Tokë gjurmohet saktësisht nga orët atomike, por sinkronizimi i kohës në Hënë është i ndërlikuar sepse orët ecin më shpejt atje, duke fituar rreth 56 mikrosekonda.
© KOHA.