Dy majmunë të vjedhur nga kopshti zoologjik i Dallasit janë gjetur në një shtëpi të braktisur dhe policia tani është në kërkim të personit që e ka kryer vjedhjen.
Ky është një nga seri incidentesh të dyshimta që kanë ndodhur kohët e fundit në kopshtin zoologjik në Dallas, duke përfshirë vdekjen e shkabave dhe lëshimin e leopardëve.
Kujdestarët e kopshtit thirrën policinë pasi zbuluan dy majmunë të zhdukur të hënën. Ata menjëherë arritën në përfundimin se ishte një vjedhje sepse është një specie që zakonisht qëndron afër shtëpisë.
Të martën, policia e Dallasit gjeti majmunët në një shtëpi të braktisur në Lancaster, 16 kilometra nga Dallasi dhe i ktheu menjëherë në kopshtin zoologjik.
Policia është në kërkim të burrit përgjegjës për vjedhjen e majmunëve, i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke ecur nëpër kopshtin zoologjik përpara se të zhdukej.