Kuriozitet

Amerikania i fitoi dy lotari brenda pak muajve

Fitoi 250 mijë dollarë para dy vjetësh, gruaja nga Karolina kap edhe 200 mijë nga i njëjti dyqan

Një grua nga Marylandi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fitoi lotarinë e dytë brenda dy muajve, shkroi Upi.

Gruaja që s'iu bë i ditur identiteti, lotarinë e parë e kishte fituar më 21 dhjetor të 2022-s, gjithsej 25 mijë dollarë, ndërsa po këtë çmim e fitoi në janarin e 2023-s.

Ajo deklaroi se dy tiketat i kishte blerë me çmim shumë të ulët, ndërsa nuk e besoi këtë arritje.

Me paratë e lotarisë së parë, ajo tha se ndihmoi një të afërm dhe pagoi disa fatura, ndërsa paratë e tjera do t'i fusë në kursime.