Një fermer nga Uganda që ka 102 fëmijë, 12 gra dhe 568 nipër e mbesa, ka deklaruar se do të ndalojë së rrituri familjen, shkroi DailyMail të martën.
Musa Hasahya, një 67-vjeçar, ka thënë se iu ka kërkuar grave të përdorin kontracepsion, në mënyrë që të kenë mundësi të blejnë ushqime.
Të ardhurat e mia shënuan rënie çdo vit, me ç'rast edhe kostoja e jetesës, pasi familja ime vetëm rritej e rritej.
“Martova njëra pas tjetrës. Si mundet një burrë të kënaqet vetëm me një grua”, ka deklaruar ai.
Fermeri dhe familja e tij jetojnë në Lusaka të Ugandës, ku poligamia është e lejuar. Ai ka thënë se jeton me 12 gratë në një shtëpi, në mënyrë që të mund “t'i kontrollojë ato”.
Gruaja më e re e tij, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve, ka deklaruar se nuk do të bëjë më fëmijë pasi ka vërejtur situatë të rënduar financiare.
Një e treta e fëmijëve të Hasahyas jetojnë me të në fermë.