Kuriozitet

Amerikani bëhet milioner me gjashtë tiketa lotarie

Një burrë nga Massachusetts në SHBA i fitoi afro 2 milionë dollarë nga lotaria, nëpërmjet gjashtë tiketave me numra të njëjtë, shkroi Upi të premten.

Raymond Roberts i bleu gjashtë tiketa lotarie me numra të njëjtë, ndërsa numrat u shpreh se i kombinoi me datat e lindjes së familjarëve.

Roberts u shpreh se luan lotari tash e 20 vjet, por këtë shifër s'e kishte fituar asnjëherë më parë.

Ai vendosi që të mos i merr të gjitha paratë, por t'iu ndahen çdo vit nga 25 mijë dollarë. Në plan të parë ka blerjen e një motoçiklete.