Autoritetet e emergjencës në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dolën në ndihmë një gomari që kishte mbetur i bllokuar në një minierë, shkroi “Upi” të mërkurën.
Ekipi i reagimit njoftoi se gomari kishte ngelur në një gropë 10 metra e thellë, e për shpëtimin e tij u deshën disa persona të ndërhynin.
Gomari i bllokuar ishte gjetur nga një alpinist, ndërsa kafsha u tha se e kishte jetën në rrezik, sipas pozitës që gjendej.
Ekipi nëpërmjet litarit arriti ta ngritë atë lart dhe ta shpëtojë pas disa orësh.
Gomari u lëshua në ambient të hapur, ndërsa miniera do të mbyllet për të mos i rrezikuar kafshët e tjera.