Loja e famshme, Wordle, është fjala më e kërkuar nga britanikët në internet në vitin 2022, shkruan Sky News.
Google ka zbuluar termat kryesor që britanikët kërkuan në vitin 2022, me lojën e përditshme të enigmave që e pushtoi botën duke dalë në vendin e parë.
Fjala "Wordle" është më e kërkuar se Kupa e Botës, që është në vendin e dytë, dhe Mbretëreshës Elizabeth II, që është e treta në dritën e vdekjes së saj në shtator.
Gjithashtu lart në listë është edhe Ukraina.
Lojën "Wordle" mund ta luani në gjuhën shqipe në "pesëgermëshin" e KOHËS.
Pesë fjalët më të kërkuara nga britanikët:
1. Wordle
Loja e thjeshtë në internet u bë një fenomen viral në vitin 2022, duke u dëshmuar aq popullor sa e futi në përdorim edhe The New York Times.
2. Kupa e Botës
Asgjë nuk e bashkon vendin si Anglia në një turne të madh futbolli, dhe këtë vit interesi i Britanisë së Madhe u ndihmua nga kualifikimi i Uellsit për herë të parë në 64 vjet.
3. Mbretëresha Elizabeth
Britania e Madhe udhëhoqi botën në zi për vdekjen e Madhërisë së Saj, ndërsa monarkja më jetëgjatë humbi jetën më 8 shtator, në moshën 96-vjeçare, duke nxitur interesim të madh teksa njerëzit kujtonin mbretërimin e saj - dhe pyetën se si do të mbahej funerali i saj historik.
4. Ukraina
Përpjekjet e guximshme të popullit ukrainas për të mbrojtur atdheun e tyre nga pushtuesit rusë kanë mbërthyer audiencën në Britaninë e Madhe gjatë gjithë vitit, pasi pasojat e konfliktit ndihen kudo, nga pompat deri te faturat e energjisë elektrike.
5. Testimi i shpejtë
Me shfaqjen e variantit Omicron në fillim të 2022-s, kërkesa për se si të bëhet testimi i shpejtë në shtëpi ishte ndër më të kërkuarat në Britani.