Kuriozitet

Krokodili befason një burrë që po shëtiste me kajak

Një burrë ka thënë se është frikësuar për vdekje pasi derisa ishte duke shëtitur me kajak para tij ishte shfaqur një krokodil.

Por një nga rregullat që duhet të respektosh nëse po peshkon në jug të Amerikës është se duhet të reagosh shumë shpejtë në mënyrë që të mos biesh pre e krokodilëve.

Ai ishte duke peshkuar, derisa kajaku i tij filloi të tërhiqej më shpejtë. Ai njëherë mendoi se ishte ndonjë peshk i madh.

Duke ndjekur linjën e tij, ai shpejt kuptoi se nuk ishte peshk, por një krokodil i madh.

Louisiana është e mbushur me krokodil.

Për fat të mirë, departamenti i kafshëve të egra dhe peshkimit në Luiziana ka disa këshilla të dobishme në faqen e tyre të internetit se çfarë duhet të bëni nëse e gjeni veten diku që mund të jeni afër krokodilëve.

Gjëja e parë që duhet mbajtur mend është se ata nuk janë të zemëruar për njerëzit.

“Aligatorët kanë një frikë të natyrshme nga njerëzit dhe zakonisht tërhiqen shpejt kur afrohen nga njerëzit”, thuhet në faqe.

Porse buri para të cilit doli krokodili, ka thënë se ishte munduar që të rrinte i qetë dhe ngadalë ta mënjanonte krokodilin, derisa i ishte larguar.

Ai thotë se ajo ka qenë një nga ditët më të frikshme të jetës së tij.