Kuriozitet

Breshka më e vjetër në botë mbush 190 vjeç

Ishulli i Shën Helenës në Atlantikun e Jugut po feston ditëlindjen e kafshës tokësore më të vjetër të gjallë në botë - një breshkë gjigante të quajtur Jonathan, i cili po mbush 190 vjeç.

Shtëpia e guvernatorit të ishullit, ku Jonathan ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, po shënon rastin duke u hapur për tre ditë për vizitorët.

Zyrtarët në ishull kanë bërë gjithashtu një seri pullash përkujtimore, shkroi CNN. 

Ndërsa nuk ka të dhëna të vërteta për lindjen e tij, Jonathan mendohet të ketë lindur rreth vitit 1832.

Ai u soll në Shën Helena nga Seychelles më 1882 si dhuratë për Sir Ëilliam Grey-Ëilson - i cili më vonë u bë guvernator.

Por Jonathan në fakt mund të jetë deri në 200 vjeç, sipas Matt Joshua, kreu i turizmit në Shën Helena.