New Yorku ka qenë qyteti më i shtrenjtë në vitin 2022, duke e ndarë titullin e padëshiruar me Singaporin, pasi rritja e çmimit të energjisë dyfishoi normën e inflacionit në qytetet kryesore të botës, sipas sondazhit vjetor të “Economist Intelligence Unit”.
Lideri i vitit të kaluar, Tel Avivi, ra në vendin e tretë, ndërsa Sydney hyri në top dhjetëshen.
Tokio dhe Osaka ishin në mesin e 10 vendeve që ranë më së shumti, duke përfunduar në vendin e 37-të dhe 43-të nga i 13-të dhe i 10-ti më 2021.
Stokholmi dhe Luksemburgu po ashtu ranë, duke u renditur në vendin e 99-të dhe 104-rt. Damasku në Siri dhe Tripoli në Libi mbetën qytetet më të lira për të jetuar.
Singapori ishte befasi. Ishte më i shtrenjti më 2021 dhe ka qenë numër një në tetë nga 10 vjetët e fundit. Këtë vit, ishte hera e parë që New Yorku mori vendin e parë.
Londra po ashtu ka rënë nga vendi 17 në të 28-in.