Kuriozitet

Fshati italian ku nuk ka gjoba parkimi dhe i tëri mund të merret me qira

I gjithë fshati italian jepet me qira dhe një natë në atë vend kushton rreth 10 euro për person. Komuna e bukur e Petriolos në rajonin Le Marche në bregun lindor të Italisë ka një kështjellë dhe një teatër dhe mund të strehojë rreth 50 deri në 200 njerëz, shkruan The Sun.

Fshati zakonisht jepet me qira për dasma, ahengje ose ngjarje të tjera të mëdha. Janë në dispozicion gjithsej 98 dhoma gjumi dhe rezervimi i tyre është rreth 1500 euro për natë.

Fshati është i fshehur dhe nuk ka karakteristikat tipike të turizmit. Nuk ka menu shumëgjuhëshe, s’ka gjoba parkimi dhe shitës të vazhdueshëm.

Në këtë fshat ndodhet edhe kështjella Palazzo Mannocchi me pishina dhe kopshte dhe ndodhet 300 metra mbi nivelin e detit. Në Petriol ndodhet edhe teatri barok Iride, ku zhvillohen shfaqje të improvizuara për turistët.

Përveç kësaj, fshati ka salla me afreske, disa sheshe, restorante, bare, kantina vere dhe dyqane. Meqenëse Petriolo nuk është një vend i madh, mund ta shëtisësh të gjithin për pak minuta në këmbë.