Lëmsh

Fermerja nga Tasmania “tronditet” kur mëson se mbolli gabimisht bimë opiumi

Foto: iStock
 

Një fermere lulesh nga Tasmania, e cila mbolli një linjë të re "lulëkuqesh" ka lëshuar një paralajmërim për kopshtarët e tjerë pasi mësoi se kishte rritur gabimisht lulekuqe opiumi.

Kate Dixon, e cila drejton një fermë komerciale lulesh në Clifton Beach, tha se ajo mori një telefonatë nga autoritetet në fillim të këtij muaji pasi panë një foto të lulëkuqeve të saj rozë në Instagram, raportoi The Guardian.