Kuriozitet

Japonezi bëhet viral, falënderon shefin që i dha pushim për Botëror

Tifozi japonez që mbërriti në Kupën e Botës në Katar me një pankartë interesante u bë viral në Twitter.

“I dashur shef, faleminderit për dy javë pushim”, ka shkruar ai në pankartë.

Tifozët në rrjetet sociale kanë vlerësuar veprimin falënderues të tifozit, të cilit iu lejua të udhëtonte në Katar për ta parë Kombëtaren e tij.

Dhe ndeshja e parë e Japonisë i solli gëzim të madh. Japonia mposhti Gjermaninë me përmbysje 2:1, duke shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori deri më tani.