Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Drerit agresiv i ngecin brirët në tela, reagon ekipi i shpëtimit

Një dreri agresiv iu lidhën brirët në telat e një fshati duke iu pamundësuar lëvizja, shkroi “Upi” të mërkurën. Ngjarja ndodhi në shtetin Oregon të SHBA-së, ndërsa në vendin e ngjarjes doli ekipi i mbrojtjes së kafshëve.

Dreri i bllokuar “refuzonte” ndihmën e personelit, duke lëvizur gjatë tërë kohës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas disa përpjekjeve, ekipi i shpëtimit e kapi drerin dhe ia doli ta lironte, ndërsa u tha se në atë moment dreri iku nga aty.

Një pjesë e telit thuhet t'i ketë mbetur ende në brirë.