Kuriozitet

Prezantuesi turk impresionon me reagimin e qetë në momentin e tërmetit

Prezantuesi turk Ersel Hoshkara po raportonte drejtpërdrejt në televizion kur perëndimi i vendit u godit nga një tërmet dhe reagimi i tij u inçizua teksa gjithçka rreth tij dridhej.

Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter goditi zonën e Turqisë perëndimore pranë qytetit të Duzcas dhe mediat lokale raportuan se është ndjerë në një zonë të gjerë, përfshirë edhe Stambollin.

Është regjistruar në kamera eksperienca e prezantuesit të televizionit TGRT, Ersel Hoshkara, i cili ishte duke raportuar drejtpërdrejt gjatë tërmetit në ato momente.

Ndërsa toka u drodh dhe gjërat filluan të dridheshin në studio, Hosshkara ruajti qetësinë dhe vazhdoi të raportonte pa u shpërqendruar.

Sipas informacioneve nga Turqia, nuk ka pasur viktima, ndërsa agjencia e fatkeqësive atje ka njoftuar se janë lënduar mbi 30 persona.