Kuriozitet

Familja që jeton brenda një rrethrrotullimi

Një familje nga Uellsi që jeton në mes të një rrethrrotullimi të ngarkuar për më shumë se 40 vjet, thotë se vendndodhja e pazakontë “nuk i shqetëson”, por është një makth kur përpiqen të organizojnë dërgesat pasi shoferët nuk mund të gjejnë shtëpinë e tyre.

Clwyd Howatson dhe bashkëshortja e tij Anwen, të dy në të 60-at e tyre, jetojnë në shtëpinë njëkatëshe në mes të rrethrrotullimi në Denbighshire.

Shtëpia e tyre ka qenë e rrethuar nga pesë kryqëzime që kur u ndërtua rrethrrotullimi, shkroi DailyMail. 

Howatson ka jetuar aty për rreth 40 vjet dhe thotë se ajo është gjithçka që njeh, duke shtuar se familja e tij planifikon të qëndrojë aty edhe për shumë vjet, pavarësisht problemeve me dërgesat dhe aksidentet potenciale.

Derisa ata thonë se nuk kanë në plan të largohen nga aty, çifti me shaka thotë: “Nuk do ta largojmë Clwydin kurrë nga këtu, pos në arkivol”.

Deri në vitet 1960 afër ishte edhe një hekurudhë. Tani rreth shtëpisë kalojnë përditë mijëra automjete.

Howatson ka thënë se është mësuar me zhurmën. “Nuk i dëgjoj më veturat”.