Kuriozitet

Punëtori përplas veturën në tualetin antik në tempullin japonez

Një burrë puna e së cilit është të ndihmojë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Japonisë, aksidentalisht ka përplasur veturën e tij me tualetin më të vjetër të vendit në një tempull budist shekullor.

Tualeti në Tofukuji në Kyoto daton nga shekulli i 15-të dhe është ruajtur si aset kulturor i rëndësishëm, raportoi BBC.

Dera e tij antike u shkatërrua pasi punëtori shtypi gazin pa e kuptuar se vetura ishte në lëvizje së prapthi.

Askush nuk u lëndua dhe tualeti brenda mbeti i paprekur.

Menjëherë pas aksidentit, burri thirri policinë dhe i tha se ishte përplasur me tempullin. Ai tha se po vizitonte tempullin për shkak të punës.

Një foto e shpërndarë ka treguar veturën e përplasur në derën 700-vjeçare.