Një burrë në Michigan të SHBA-së po besonte se miqtë po bënin shaka kur i kumtuan lajmin se i kishte fituar 100 mijë dollarë në lotari.
59-vjeçari rrëfeu se lajmin e mori nëpërmjet një emaili nga lotaria lokale e qytetit, ndërsa nuk e besoi derisa e konfirmoi, shkroi "Upi" të dielën.
“Mora një email ku thuhej se kam fituar 100 mijë dollarë në një lojë lotarie. Mendova se ishte nga disa shokë të lagjes që po më mashtronin. Edhe pasi fola me dikë në lotari isha skeptik. Tani, derisa po qëndroj i ulur me çekun, e di që është shumë e vërtetë”, deklaroi ai.
Sipas amerikanit, ai kishte luajtur në lotarinë që garohet për një shumë më të madhe, por kur nuk e fitoi atë, automatikisht u fut në garë për 100 mijë.
“Isha lojtar i lotarisë për një kohë të gjatë dhe kam fituar pak aty-këtu. Kam ëndërruar se si do të kishte kjo, por kurrë nuk imagjinoja se do të ishte realitet”, u shpreh ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.