Një person u arrestua në qytetin Hythe të Anglisë, me dyshimin se kreu një vjedhje. Por kapja e tij ishte më e pazakontë, shkroi BBC-ja të mërkurën.
22-vjeçari Jake Finn, la në vendin e ngjarjes (më 7 shtator) një kuti të qumështit, e autoritetet nëpërmjet ADN-së zbuluan shenjat e krimit.
Ai e pranoi se ka vjedhur 300 funte nga kutia e bakshisheve në një dyqan, ndërsa u dënua me 26 javë burgim.
Policia tha në njoftim se i dyshuari ishte parë duke u futur paraprakisht në dyqan me kutinë e qumështit, gjersa më pas nëpërmjet shenjave të gishtërinjve, u identifikua si hajdut.
Jake Finn po akuzohet se ka kryer edhe një vjedhje tri ditë më pas, në një dyqan të alkoolit.