Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kane synon rekordin e Lewandowskit

Harry Kane

Harry Kane është në superformë dhe tani synon një tjetër rekord të Robert Lewandowskit në elitën e futbollit gjerman, atë për gola të realizuar në një edicion. 

Kane ka shkëlqyer me fanellën e Bayernit ndërsa ka realizuar plot 18 gola në 14 paraqitje. I ka edhe tri asistime në Bundesligë. 

Kapiteni i Anglisë ka thënë se rekordi i Lewandowskit është i arritshëm. 

“Mendoj se është i mundur, sidomos pas startit të jashtëzakonshëm që kam pasur”, ka thënë 32-vjeçari për Sky, duke iu referuar 41 golave të shënuar nga Lewa për Bayern Munichun në edicionin 2020/2021. 

Megjithatë, rruga ende është shumë e gjatë për kapitenin anglez. 

Edhe Anglia mbështetet në golat e Harry Kane për sukses në Botëror Botërori 2026 Anglia mbështetet në golat e Harry Kane për sukses në Botëror

“Rekordi i Lewandowskit është i jashtëzakonshëm dhe është vështirë për t’u thyer. E di këtë”. 

Kane, paraqitje shumë të mira ka pasur edhe në garat e tjera. Në këtë edicion deri tani i ka 32 gola e katër asistime në 29 paraqitje në total.