Kuriozitet

Amerikani synon të thyejë rekordin botëror me kungull

Një fermer nga Minesota e SHBA-së po synon të futet në librin e rekordeve Guiness. Ai po pretendon se ka rritur kungullin më të madh në botë.

“Upi” shkroi të hënën, se për ta arritur këtë sukses, Travis Giengerit iu deshën 200 ditë, ndërsa pos kungullit, ka edhe kultura të tjera bujqësore.

Kungulli do të peshohet më 10 tetor, kur edhe do të vlerësohet nga ekipi i rekordeve. Një rekord i tillë ishte vendosur në Itali vite më parë, ku një person kishte rritur një kungull me peshë prej mbi 100 kilogramë.

Ky nuk është rekordi i vetëm i amerikanit.