Pamje dramatike janë kapur nga “Weather Channel”, ndërsa parashikuesi i motit Jim Cantore është lidhur drejtpërdrejt nga Punt Gorda në momentin kur uragani Ian kishte nisur të godiste këtë pjesë me shira dhe erëra të forta në shpejtësi 160 kilometra në orë, raporton “The Sun”.
Florida është goditur nga uragani Ian të mërkurën.
Në lidhje direkte parashikuesi shihet duke u shtyrë nga erërat e forta, e më pas goditet në këmbë nga një dru.
Ai më pas ngrihet në këmbë, dhe mbahet për një shtylle.
“Më jepni një sekondë, jam mirë, jam mirë”, thotë parashikuesi në lidhje direkte.
Më pas ai bëri një lidhje tjetër pasi situata u qetësua.
Ai ka thënë se uragani Ian është një prej stuhive më të këqija të cilat i ka mbuluar ai ndonjëherë.