Kuriozitet

“Sikur të mos ndodhte asgjë”, si do të dukeshin yjet sot

Nga Heath Ledger dhe Janis Joplin te Freddie Mercury i grupit Queen dhe John Lennon i Beatles, Yesiltas është bërë viral për punimet e tij për secilën ikonë

Alper Yesiltas, artist që ka bërë bujë në rrjete sociale, ka krijuar një koleksion të fotografive duke i “rikthyer në jetë” yjet si Michael Jackson, Kurt Cobain, John Lennon dhe Heath Ledger.

Duke përdorur teknologjinë e bazuar në inteligjencën artificiale, koleksioni i Yesiltas “As If Nothing Happened” (Sikur të mos ndodhte asgjë) tregon se si do të dukeshin disa nga yjet më të mëdhenj në botë nëse do të ishin ende gjallë.

Nga Heath Ledger dhe Janis Joplin te Freddie Mercury i grupit Queen dhe John Lennon i Beatles, Yesiltas është bërë viral për punimet e tij për secilën ikonë.

Image
Reperi Tupac Shakur, sot do të ishte 51-vjeçar dhe do të mund të dukej kështu
Image
Bruce Lee si 82-vjeçar
Image
Këngëtarja britanike Amy Winehouse, vdiq në vitin 2011, sot do t'i kishte 39 vjet dhe do të mund të dukej pak a shumë kështu
Image
Princesha Diana ishte vetëm 36-vjeçare kur humbi jetën në një aksident trafiku. Kështu do të dukej sot si 61-vjeçare
Image
Elvis Prisley vdiq në moshën 42-vjeçare nga sulmi në zemër, sot do të ishte 87-vjeçar
Image
Heath Ledger sot do të ishte 43-vjeçar
Image
Michael Jackson do të mund të dukej kështu si 64-vjeçar (pa operacione plastike).
Image
Aktori Paul Walker vdiq në aksident me veturë më 2013
Image
John Lenon vdiq më 1980. Sot do të ishte 81-vjeçar dhe do të mund të dukej kështu
Image
Freddy Mercury vdiq në vitin 1991 kur ishte 45-vjeçar
Image
Kurt Cobain vdiq si 27-vjeçar. Kështu do të dukej sot si 55-vjeçar
Image
Jimi Hendrix sot do të festonte 80-vjetorin
Image
Janis Joplin kishte vdekur nga mbidoza me heroinë më 1970. Si 79-vjeçare do të mund të dukej kështu