Debati publik mbi mënyrën e gatimit të makaronave dhe kursimit të energjisë po ngjall zemërim te kuzhinierët italianë, raporton agjencia AP.
Kriza ka përçarë italianët, me një shumicë që mendon se gatimi i makaronave pa flakë të ndezur është herezi dhe një pakicë që mendon se për hir të kursimit të energjisë, pasi të arrihet temperatura e vlimit, makaronat mund të gatuhen me temperaturë më të ulët.
Çmimi i gazit krahasuar me standardin është ende shtatë herë më i lartë se në vitin 2021 dhe familjet dhe pronarët e restoranteve italiane janë seriozisht të shqetësuar për ngritjen e faturave të gazit dhe energjisë elektrike. Qeveria italiane po mbron konsumatorët dhe biznesin italian me miliarda euro subvencione, por këtë vjeshtë priten rritje të konsiderueshme në faturat si për gazin ashtu edhe për energjinë elektrike. Kostoja e energjisë elektrike në Itali lidhet rreptësisht me çmimin e gazit pasi vendi mbulon pothuajse 50% të kërkesës për energji elektrike me gaz.