Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Krijohen këmbë robotike për gjarpërinjtë, tani mund të ecin

Shkencëtari Allen Pan ka ndërtuar një skelet me këmbë protetike për gjarpërinjtë që t’i bëjë ata të ecin sërish.

Pasi bëri kërkime mbi biologjinë e gjarpërinjve, ai zbuloi se ata kanë këmbë sa janë në embrion por më pas kur rriten ato shndërrohen në organe riprodhuese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, ekziston një lloj hardhuce me këmbë që i përngjan më së shumti një gjarpri me këmbë.

Pan tha se gjarpërinjtë e deformuar janë neglizhuar për shumë kohë nga njerëzit dhe se ai e kishte marrë detyrën që ta ndihmonte specien e tyre.

“Ndihem keq për gjarpërinjtë. Ata kanë humbur këmbët dhe askush nuk po tenton t’i gjejë ato”, tha ai.

Pan ka një llogari në Youtube që numëron gati 2 milionë ndjekës dhe ku publikon krijime të tij.