Qëndrimi në kampe për disa është një sfidë e madhe dhe çfarë mund të themi për familjet me më shumë anëtarë. Megjithatë, ka edhe nga ata që kanë realizuar ide brilante.
Familja Evelyn ka tetë anëtarë dhe gjeti një zgjidhje fantastike. Familja e ktheu një autobus të madh në një shtëpi lëvizëse dykatëshe që ka dy tualete dhe një tarracë në çati. Automjeti përdoret si shtëpi, por edhe për udhëtime. Në këtë mënyrë, familja kalon shumë kohë së bashku.
Pas shoferit është një kuzhinë me një frigorifer të madh. Kuzhina ndan hyrjen nga pjesa tjetër e autobusit dhe është e pajisur me një lavaman dhe një furrë. Dy stola dhe një tavolinë e gjatë përbëjnë dhomën e ngrënies, ndërsa dritaret e mëdha ofrojnë ndriçim të shkëlqyer. Tualeti i parë ndodhet në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa i dyti në katin e sipërm. Autobusi ka një kabinë dushi të veçantë, e cila është shumë e dobishme për një familje me tetë anëtarë, dy të rritur dhe gjashtë fëmijë. Kabina e dushit ndodhet midis katit të parë dhe të dytë në shkallë.
Kati i dytë është i rezervuar për dhomat e gjumit, të cilat, si tualeti i dytë, ndodhen në pjesën e pasme. Autobusi ka gjithashtu një makinë larëse dhe tharëse. Pjesa e përparme përdoret si dhomë ndenjeje dhe lojërash. Në tarracë mund të ngjitesh përmes shkallëve që janë në dhomën e ndejës.