Kuriozitet

Misteri i një aeroplani të braktisur në një fushë në Bali, askush nuk e di si arriti atje

Descriptive Text

Një Boeing 737 i braktisur është parkuar në mes të një fushe në Bali të Indonezisë dhe ka vite që ndodhet atje dhe askush nuk e di saktësisht se si arriti atje. Për shkak të misterit që rrethon mbërritjen e tij në një vend të paarritshëm, aeroplani është bërë një atraksion popullor turistik, shkruan DailyMail.

Aeroplani ndodhet pranë autostradës Raya Nusa Dua Selatan, jo shumë larg qendrës turistike dhe plazhit Pandawa.

Disa vendës kanë sugjeruar se aeroplani u soll në pjesë dhe u rindërtua nga një sipërmarrës ambicioz, i cili planifikoi të hapte një restorant në të.

Megjithatë, raportohet gjithashtu se sipërmarrësi mbeti pa para për të përfunduar projektin, duke e lënë aeroplanin të braktisur në një gurore.

Aeroplani është kthyer në një atraksion turistik.

Nuk është i vetmi Boeing 737 i braktisur në ishull, pasi aeroplanë të tjerë janë parë në pjesë të tjera dhe disa përdoren si atraksione turistike.